Dhunoi të dashurën dhe i akuzuar nga dy gra në Brazil, Manchester United merr vendimin për Antony

Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Angli rasti i Antony. I akuzuar për akte dhune nga ish-e dashura e tij dhe i denoncuar më pas nga dy gra të tjera në Brazil, edhe Manchester United ka përfunduar në qendër të kritikave me akuzën se ka kërkuar të mbulojë veprimet e lojtarit.

Klubi është shprehur në ditët e kaluara, duke shpjeguar se sa seriozisht e ka marrë këtë çështje, dhe pak më parë ka publikuar një komunikatë të re për shtyp.

“Manchester United është i qartë për akuzat e ngritura ndaj Antony. Lojtarët që nuk kanë marrë pjesë në ndeshjet e kombëtareve do të kthehen të stërviten të hënën, megjithatë kemi rënë dakord me Antony që ai ta shtyjë kthimin për t’u përballur me akuzat që i janë bërë.

Si klub i dënojmë aktet e dhunës dhe abuzimet. Jemi të vetëdijshëm edhe për rëndësinë për të mbrojtur të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë situatë dhe ndikimin që këto akuza kanë mbi njerëzit që kanë pësuar abuzime”, lexohet në komunikatë.

()

Arena e Lajmit


Dhunoi të dashurën dhe i akuzuar nga dy gra në Brazil, Manchester United merr vendimin për Antony

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook