Kryeministri Edi Rama ka uruar për rezultatin kombëtaren shqiptare të futbollit, pasi mundi Poloninë.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Rama i cilëson eurogola, golat e dy futbollistëve shqiptarë.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me dy eurogolat e një mbrëmjeje të paharrueshme në Air Albania Stadium, ku kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh me fitoren që i nxori në krye të grupit si asnjëherë më parë, ju uroj një javë të mbarë🇦🇱😍🦅”, shkruan Rama.
()