Policia greke ka vendosur në pranga 2 shqiptarë, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin të armatosur.
Policia helene njofton se 2 shqiptarët janë arrestuar në kufirin e gjelbër pranë Kosturit dhe janë përkatësisht të moshave 21 dhe 44 vjeç.
Gjate kontrollit personal, 21-vjecarit ju gjeten dhe sekuestruan 1 pistolete, 8 fishekë në një mbajtëse prej lëkure, 2 krehra, 1 thike dhe 5.8 gram cannabis. Ndërkohë 44-vjecarit i’u sekuestrua 16 gram cannabis sativa.