Botërori i Peshëngritjes/ Briken Calja renditet i dyti në Baterinë B, shumë pak shpresa për medalje

Në Ryad të Arabisë Saudite po zhvillohet Kampionati Botëror i Peshëngritjes, event ku Shqipëria përfaqësohet me dy shtangistë: Briken Calja dhe Erkand Qerimaj. Të dy kampionët kuqezi garojnë ne peshën 81 kg dhe i pari që është ngjitur në pedanë është Calja.

Peshëngritësi nga Shtërmeni garoi në Baterinë B, duke u klasifikuar i dyti për momentin në dygarësh. Në stilin e shkëputjes, Calja realizoi vetëm provën e dytë, me 150 kg, peshë që dështoi ta ngrejë në provën e parë. Në përpjekjen e tretë provon 154 kg, por pa sukses (vendi i dytë).

Në stilin e shtytjes, Calja realizon me sukses dy provat e para, duke ngritur 182 kg dhe 187 kg. Në përpjekjen e tretë, ai synon 191 kg, por pa sukses. Edhe në këtë stil, ai renditet i dyti.

Në dygarësh, pas përfundimit të Baterisë B, Briken Calja klasifikohet në vendin e dytë me 337 kg në total. Ky rezultat jep shumë pak shpresa që Calja të marrë medalje, teksa në Baterinë A garojnë pretendentët kryesorë. Gjithsesi, Calja kërkon të marrë sa më shumë pikë për Lojërat Olimpike, çka ishte synimi kryesor. Në orën 15:30 do të garojë edhe Erkand Qerimaj, që ndodhet në Baterinë A të peshës 81 kg.

()

Arena e Lajmit


Botërori i Peshëngritjes/ Briken Calja renditet i dyti në Baterinë B, shumë pak shpresa për medalje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook