Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e Prokurorisë për zbutjen e akuzës ndaj anëtarëve të fisit Rraja, të akuzuar për dhunë barbare ndaj dy kushërinjve Maja.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se për ‘Prokuroria Felaj’, dhuna e ushtruar nga fisi Rraja është plagosje e lehtë dhe jo krim. Sakaq e ka quajtur vendimin si skandal dhe krim.
Postimi i plotë:
SKANDAL!
Për Prokurorinë Felaj thyerja e kockave të kafkës dhe ulnës së parakrahut të qytetarit nga banditët e klanit të partisë mafioze Rraja, është plagosje e lehtë! E rëndë jo e jo, po as e mesme! Skandal! Krim, “Felo-Prokurori”!
Këtu më poshtë
gjeni dokumentin e sotëm të “Felo-Prokurorisë” së Tiranës!
()