Polonia nuk po kalon një moment aspak të mirë, sidomos pas asaj humbje me Shqipërinë 2-0 në Tiranë, disfatë ajo që bën që kualifikimi në Euro 2024 të jetë mjaft i vështirë.
Në fundin e pjesës së parë mediat polake nuk kanë harruar pa përmendur hedhjen e flakadanëve në minutën e parë të ndeshjes, çka solli ndërprerjen e përkohshme të takimit. TVPSPORT zgjedh ta ekzagjërojë, duke shkruajtur se rreziku ishte i madh për portierin Wojciech Szczęsny.
Në titull shkruhet: “Kombëtarja polake. Mund të kishte një tragjedi. Një flakadan fluturoi drejt Wojciech Szczęsny”.
“Në minutën e parë, arbitrit iu desh të ndalonte për pak ndeshjen, pasi tifozët shqiptarë hodhën flakadanë në fushë. Një prej tyre mund të dëmtonte edhe portierin e kombëtares polake, Wojciech Szczęsny. Pavarësisht situatës së pakëndshme dhe momentit të rrezikut, futbollisti ka qëndruar plotësisht i qetë” – Shkruhet në artikull.
Gjithsesi, nëse Polonia dëshiron vërtetë të ecë përpara, duhet të mos merret me ankesa dhe viktimizime.
@13Szczesny13 niemal trafiony petardą😱@pzpn_pl czy zrobicie coś z tym??? #awantura #petarda #danger #Euro2024Qualifiers #UEFA pic.twitter.com/hH1xKXZZji
— Bogusław Solecki (@b_solecki) September 11, 2023
()