VIDEO/ Forma e shkëlqyer, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare bën “bomberin” në Zvicër

Bujar Lika, mbrojtësi që në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, është duke kaluar një moment mjaft të mirë në Ligën e Dytë të Zvicrës, me fanellë e Shafhauzenit, që kryeson kampionatin me pikë të barabarta me Araun, 62 pikë secila.

Lika

Futbollisti 29-vjeçar shqiptar, ishte protagonist, në triumfin e sotëm 2-5 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Thun. Lika, shënoi golin e parë për të tijët në minutën e 22-të.

 

Pas një harkim nga e djathta, mbrojtësi shqiptar, me instiktet e një bomber të vërtetë, goditi saktë me kokë brenda zonës, duke e dërguar sferën në trekëndësh, pa i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar. Për Likën ky ishte goli i tretë në kampionat këtë sezon.

Shafhazen

Arena e Lajmit


VIDEO/ Forma e shkëlqyer, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare bën “bomberin” në Zvicër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook