“Sylvinho për notën 10, Lewa i njëjti por ndryshoi qasja jonë”, Josa e ka bindje: Shqipëria shkon në Europian, Asanin nuk do e ndalonte dot as Buffon

Te Shqipëria kualifikimi në Euro 2024 mund të bëhet realitet, teksa në ndeshjet e shtatorit, kombëtarja kuqezi barazoi 1-1 me Çekinë dhe fitoi 2-0 me Poloninë. Trajneri i njohur, Mirel Josa dha një intervistë ekskluzive për News 24, ku analizoi rezultatet e ekipit të Sylvinhos dhe natyrisht nuk la pa folur edhe për të ardhmen e grupit.

Më thuaj të drejtën, e besoje realisht se mund të fitonin ndaj Polonisë, çfarë emocionesh përjetove?

Kisha besim të madh te skuadra. Ne e kemi treguar që në ndeshjen e parë me Poloninë që jemi skuadër e fortë. Unë kam qenë që në fillim optimist.

Të shihje lojtarët në fushë, lojtarët në pankinë, Sylvinho-n, tifozët, dukeshin të gjithë një trup, cili ishte detaji që të bërë më shumë përshtypje? Një gjë që të ngeli në mëndje nga kjo sfidë?

Unë ndoqa ndeshjen nga televizori, pasi e pata të pamundur për të marrë një biletë. Në fakt është faji im pasi u kujtova shumë vonë. Kisha lidhje me stacione të ndryshme televizive. Ndeshja ishte siç e prisja, strategjia e trajnerit ishte një strategji e mirë që ne na doli me pozitivitet.

Dhjetë pikë në 5 ndeshje, pyetja tani është, a ka ndonjë shans të mos shkojnë në “Euro2024”? Duka foli për fazën e grupeve në Gjermani, se këtë vit tha, nuk humbasim asnjë ndeshje…

Të kesh një progres me pikë dhe lojë, qoftë me aktivizim lojtarë është diçka që duket. Për mendimin tim skuadra është e kualifikuar, mos të flasim për përqindje. Ky shans nuk ikën nga duart.

Profesor, e nisim nga formacioni. Sylvinho me sa duket e ka ndërtuar formacionin e tij ideal, vetëm një ndryshime ndaj Polonisë, Uzuni për Seferin, pasi Berisha-Strakiosha ishte i detyruar për shkak të gjendjes gripale të Berishës. Si të duket ky rreshtim? Këto zgjedhje? Vetëm mos më thuaj që ekipi fitues nuk gjykohet

Nuk kemi ardhur për të gjykuar. Ne këtu bëjmë vërejtjet tona. Nuk kishte përse të ndryshonte shumë pasi ekipi tregoi diçka në ndeshjen me Çekinë. Pjesën e dytë patëm disa probleme në mbrojtje por gjithçka u ekuilibruar me goli ne shënuar. Ne mund të fitonim ndaj Çekisë nëse Daku do tregohej i saktë. Ekipi kishte presion, le të themi të drejtën. Seferi është lojtar që qetëson topin, ndërsa Uzuni ka karakteristika të tjera. Unë mendoj se Seferit ia dha minutat e veta në Çeki. Këtu ekipi kishte nevojë sa i përket ofensivës.

Që nga periudha post De Biasi është diskutuar pafund skema, mbi të gjitha me Rejan. Çfarë mendimi keni për skemën 4-2-3-1, kaq e rëndësishme paska qenë kjo puna e skemës?

Kjo është një skemë që mund të kthehet në 4-3-3. Është një skemë që mund të të japë më shumë elasticitet në lojë. Sylvinho ka thirrur lojtarë të cilët mund të bëjnë punët në skemën që ai aplikon.

Jo vetëm formacioni titullar, edhe zëvendësimet i ka të njëjta, identike si ndaj Republikës Çeke?

Kur të ecën një punë mirë para disa ditësh, sërish do veprosh në të njëjtën mënyrë. Qoftë Cikalleshi apo Seferi harxhuan shumë në ndeshjen e parë. Këtu normalisht që ka lodhje, pasi kemi të bëjmë me lodhje psikologjike dhe mendore.

Ku u vendos kjo sfidë profesor? Cili ishte momenti përcaktues?

Mënyra sesi kjo skuadër ruajti Lewandowskin ishte shumë e rëndësishme. Pavarësisht se ai është lojtar i mirë, dy mbrojtësit tanë të qëndrës e detyruan të mos zotëronte shumë topin. Ata e spostonin lojtarin në krah. Lufta në pozicionet standarte ishte shumë rigoroze, për mendimin tim dy krahët e mbrojtjes nuk lanë shumë hapësira për të dalë përpara. Goli? Ishte veprim individual i lojtarit. Është teknikisht mirë me këmbën e majtë ai lojtar. Ai i ka shprehur edhe më përpara këto aftësi, kur ishte te Partizani. Goditja e tij ishte perfekte, nuk kishte çfarë të bënte as Buffon.

Profesor, Gjimshiti dhe Hysaj dy lojtarët më të vlerësuar, nota 7,5, si ju mendoni, kush ishte lojtari më i mirë në këndvështrimin tënd?

Nuk kishte vetëm momente të mira. Notën më të mirë e meriton trajneri pasi ka ditur të udhëzojë si duhet të dy krahët e mbrojtjes, në mënyrë që të mos lejojë shumë hapësira. Të dy lojtarët polakë të krahut janë lojtarë të mirë. Unë i jap trajnerit notën 10.

Ramadani dhe Asllani ishin futbollistë që dhuruan përformancë të mirë. Ramadani ishte ai që thyente aksionet, ose siç i themi ne, të bënin atë punën e “pisët”. Bajrami kishte punë të vështirë, kishte markim personal gjatë gjithë ndeshjes të lojtarit që është përpara mbrojtjes. Bajrami bëri inkursionet e veta dhe zbatoi si duhet detyrat.

Me shiritin e kapitenit, Gjimshiti zhvilloi një super ndeshje, me Ismajlin duket sikur formojnë një dyshe ideale, zhdukën Lewandowskin nga fusha.  Mund t’i prish këtë dyshe Kumbulla?

Po bëjmë ne formacionin që mund të dalë pas një muaji. Unë besoj se Gjimshiti dhe Ismajli kanë luajtur mirë dhe do jetë e vështirë të fillojë Kumbulla nga minuta e parë. Nuk mund të themi që tani se kush do luajë. Lewa luajti në të njëjtën mënyrë edhe në ndeshjen e parë, por ne ndryshuam qasje.

Një tjetër zbulim Mirlind Daku profesor, një prekje një gol. Duhet të ndihet i kërcënuar tani Cikalleshi?

Cikalleshi është një ekip që i ka dhënë mjaft ekipit kombëtar. Dakun e njoh kur kam stërvitur Prishtinën, e kam patur kundërshtar. Ky lojtar u pa pak në Kukës dhe bëri lëvizjen e tij atje ku shkoi. Është një qendërsulmues shumë i fortë, kemi të bëjmë edhe me moshën e lojtarëve. Ne kemi lojtarë që na kanë sjellë deri këtu, mos të harrojmë që kemi edhe Brojën.

Na duhen 5 pikë nga 9 të mundshme, në çfarë vendi e mbyllim këtë grup?

Varet si do shkojnë ndeshjet e tjera. Ne kemi përballjen direkte me Çekinë, kemi takimin me Moldavinë dhe më pas Ishujt Faroe. Këtu me Çekinë të tregojë ekipi që ka rritje. Mos i merrni të dy skuadrat njëlloj. Janë më shumë skuadra fizike, qoftë njëra apo tjetra.

()

Arena e Lajmit


“Sylvinho për notën 10, Lewa i njëjti por ndryshoi qasja jonë”, Josa e ka bindje: Shqipëria shkon në Europian, Asanin nuk do e ndalonte dot as Buffon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook