Shkarkimi i Hansi Flick e bën edhe më të rëndë situatën që po kalon përfaqësuesja Gjermane. Si të mos mjaftojnë rezultatet negative, mbi të gjitha humbja kundër Japonisë, tani drejtuesit e Federatës duhet të nxitojnë për të gjetur një zëvendësues. Ëndrra e madhe e stafit, por dhe e tifozëve, është Jurgen Klopp, por në të njëjtën kohë, Klopp përfaqëson edhe opsion më të vështirë. Nuk është e lehtë t’i marrësh Liverpool-it trajnerin, fundja është nën kontratë.
Një tjetër opsion shumë i rëndësishëm është edhe Julian Nagelsmann, i papunë që pas shkarkimit nga Bayern Munich. Në lidhje me këtë opsion është pyetur edhe Rudi Voller:
“Si të përgjigjem. Sigurisht që këtë periudhë ka shumë emra, një prej tyre është edhe Nagelsmann, është një trajner me një nivel të lartë, absolutisht, por ka dhe shumë të tjerë”, u shpreh Voller. Nëse Nagelsmann do të ulej në stolin e Gjermanisë, do të ishte trajneri më i ri në historinë e Gjermanisë që merr drejtimin e ekipit kombëtar.
()