Një numër i konsiderueshëm peshqish janë gjetur të ngordhur ditën e sotme në një kanal në fshatin Kodhel, pjesë e njësisë administrative Dajç.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për , se janë rreth 800 metër kanal me peshq të ngordhur.
Menjëherë IKMT Lezhë në bashkëpunim me forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje për inspektimin e zonës. Nga vëzhgimet paraprake nuk është konstatuar ndonjë subjekt industrial apo individ qe mund të ketë hedhur lëndë helmuese. Ndërkohë janë marrë kampione të ujit për t’u dërguar për analiza të thelluara.
()