Zgjodhi Shqipërinë, rrëfimi i babait të Mirlind Dakut: Nuk e di përse nuk e ftoi Kosova, pritëm mjaftueshëm

Mirlind Daku ishte një nga prurjet e Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese të shtatorit. Sulmuesi i njohur priti gjatë Kosovën por ftesa nuk erdhi, çka bëri që lojtari të zgjidhte të luante për kuqezinjtë. Babai i futbollistit, Fehmi Daku ka dhënë një intervistë për “Kanal 10”, duke folur pikërisht për këtë çështje.

“Unë kam insistu gjithmonë që djali im të luajë për Kosovën sepse në Kosovë është rritur dhe në Kosovë është ngritur. Mirëpo nuk e di arsyen pse Kosova nuk e ka ftu. Ne e zgjodhëm kombëtaren e Shqipërisë sepse nga Kosova pritëm mjaft, pritëm shumë”- Tha ai.

Mirlind Daku ishte protagonist në fitoren ndaj Polonisë, duke shënuar golin e qetësisë për skuadrën e Sylvinhos. Sa i përket aktivizimit të 25-vjeçarit, ky i fundit luajti nga 30 minuta në dy ndeshjet e muajit shtator.

()

Arena e Lajmit


Zgjodhi Shqipërinë, rrëfimi i babait të Mirlind Dakut: Nuk e di përse nuk e ftoi Kosova, pritëm mjaftueshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook