Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që po përjeton Libia, pas përmbytjeve masive, që kanë shkaktuar dhe viktima.
Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.
MESAZHI I BEGAJT
Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Libisë gjatë kësaj kohe të vështirë. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të ndikimit shkatërrues të stuhisë Daniel në Libinë lindore.