“E ndalon Kurani”, Vasili kujton deklaratat e Ramës për lojërat e fatit: E kanë zënë për fyti dhe e bëjnë qesharak lekët e qelbura të bixhozit

TIRANË

Teksa në Kuvend ka nisur sot diskutimi për ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”, nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaron se kryeministri Edi Rama është peng i bixhozit.

Vasili publikon dhe një video ku kryeministri thoshte se bixhozin nuk e lejon Kurani, por sipas tij, Ramën e kanë zënë për fyti, e tërheqin zvarrë dhe e bëjnë qesharak lekët e qelbura të bixhozit.

“Rama peng i bixhozit!
Rama po miraton ligjin e basteve në parlament!
Po është po ky Ramë, që thoshte se bixhozin nuk e lejon Kurani!
Kurani nuk ka ndryshuar se është dokument i shenjtë.
Por Ramën e kane zënë për fyti, e tërheqin zvarrë dhe e bëjnë qesharak lekët e qelbura të bixhozit”, deklaron Vasili.

Arena e Lajmit


“E ndalon Kurani”, Vasili kujton deklaratat e Ramës për lojërat e fatit: E kanë zënë për fyti dhe e bëjnë qesharak lekët e qelbura të bixhozit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook