“I impresionuar nga historiku dhe standardet”, ambasadori i Republikës Domenikane viziton fabrikën e Birrës Korça: Birrë tepër cilësore

Historia e suksesshme prej gati një shekulli e fabrikës ku prodhohet birra Korça, birra e parë shqiptare, tërhoqi vëmendjen e ambasadorit të Republikës Domenikane Ernesto Torres. Diplomati zhvilloi një vizitë në ambientet e fabrikës ku u prit nga presidenti i “Hysenbelliu GROUP”, zoti Irfan Hysenbelliu.

Pasi vizitoi të gjitha ambientet dhe repartet ambasadori Torres tha se mbeti i impresionuar nga arkitektura e veçantë, historiku, investimi madhor, teknologjia me standardet europiane dhe aparaturat moderne. Ambasadori ftoi çdo vizitor që të mos largohet nga qyteti pa parë fabrikën e Birrës Korça.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Jam shumë mirënjohës me mundësinë që m’u dha të vizitoja fabrikën e birrës së parë shqiptare. Përpara se të vija u konsultova me miqtë dhe me shpjeguan për historinë e birrës që më bëri edhe me kurioz për të ardhur e për të vizituar fabrikën. Gjëja e parë që më mahniti është respekti për arkitekturën shumë të bukur. Duket se është respektuar arkitektura dhe vizioni i viteve ‘20. U impresionova shumë kur pashë edhe procedurat moderne të prodhimit të birrës. Pata mundësinë që të flas me inxhinierët dhe pashë sa të angazhuar janë ata për të ofruar produktin më të mirë të mundshëm. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe ua rekomandoj të gjithëve”, tha ambasadori.

Jo vetëm që vlerësoi maksimalisht fabrikën e birrës Korça, por ambasadori mbeti i befasuar edhe nga shija e birrës së freskët e sapoprodhuar me cilësi të shkëlqyer e unike, duke e bërë atë birrën më të përzgjedhur.

“Është mahnitëse që kanë arritur të ruajnë frymën që nga krijimi dhe vazhdojnë të ofrojnë një produkt kaq të mirë për publikun. Shija e birrës Korça është shumë e mirë, shumë freskuese dhe tepër cilësore. Provova birrën e zezë dhe është e preferuara ime. Unë vij nga Dublini, por kur provova birrën e zezë këtu ishte shumë më e mirë”, u shpreh ai.

Fabrika e birrës Korça është shndërruar në një atraksion turistik e të vizitueshëm në çdo stinë të vitit nga turistë, por edhe diplomatë të huaj të cilët pasi vizitojnë qytetin nuk mund të largohen pa u njohur me historikun e fabrikës së birrës së parë shqiptare dhe pa provuar shijen e birrës e freskët që vetëm birra Korça ofron.

 

Arena e Lajmit


“I impresionuar nga historiku dhe standardet”, ambasadori i Republikës Domenikane viziton fabrikën e Birrës Korça: Birrë tepër cilësore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook