Për herë të parë në histori, derbi Inter-Milan i besohet një arbitri milanez

Simone Sozza do të gjykojë në Derby della Madonnina mes Milanit dhe Interit, të planifikuar për të shtunën e 16 shtatorit në orën 18:00, sfidë kjo e vlefshme për Serie A.

Sozza ka përgjegjësinë për të arbitruar në këtë betejë mes dy skuadrave që kanë arritur deri më tani nga tre fitore në po aq takime të luajtura. Ai do ketë ndihmën e Carbone dhe Giallatinit ndërsa në VAR do jetë Aleandro Di Paol, i ndihmuar nga Piccinini.

Kishte një kuriozitet të madh për të parë kujt do t’i besohej kjo detyrë dhe tashmë ka ardhur edhe konfirmimi. Sozza, i lindur në Milano 36 vjet më parë, është pjesë e seksionit Seregno, në provincë të Monzës (qyteti ku jeton), 24 kilometra larg Milanos.

12941810 Small 900x600
12941810 Small 900×600

Kështu, do të jetë hera e parë në histori që një arbitër milanez do të vendosë drejtësi në Derby della Madonnina. Soza ka gjykuar 2 ndeshje në UEFA Europa Conference League Qualifiers për këtë sezon, ku ka nxjerrë nga xhepi 9 herë kartonin e verdhë dhe asnjëherë të kuq-in. Gjithashtu, ai ka ndëshkuar vetëm 2 futbollistë me kartonë të verdhë në ndeshjen e vetme të Serie B të arbitruar nga Simone këtë edicion.

()

Arena e Lajmit


Për herë të parë në histori, derbi Inter-Milan i besohet një arbitri milanez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook