Luhatjet e kursit valutor/ Lazimi: Arsyeja kryesore e rënies, paratë informale. Çoçoli: Rikthimi i euros në 120 lekë mbetet ëndërr

Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me rënien e vlerës së monedhës evropiane gjatë muajve të fundit në kursin valutor në Shqipëri.

Ai u shpreh se ka një sërë faktorësh si turizmi, remitancat apo mbledhja e taksave nga qeveria dhe mos rikthimi i këtyre parave në investime publike, por ai i delegoi këtyre faktorëve vetëm 40% të përgjegjësisë për rënien.

Sipas tij faktori kryesor ka qenë paraja informale, e cila sipas tij ka luajtur rol rreth 60% në rënien e euros në vlerë.

“Qeveria ka marrë taksa duke hequr para nga qarkullimi dhe nuk i ka kthyer në investime publike. Turizmi po ashtu ka ndikuar pasi ka pasur rreth 1.5 miliardë euro të shpenzuara nga ta në vend. Nevoja për të pasur euro në qarkullim është e lartë. Nëse ekonomia shqiptare prodhon 8 miliardë euro në vit, nga to rreth 6 janë para informale. Unë besoj se rënia e euros në 60% të saj ka rënë prej parasë informale. Pjesa tjetër mbulohet nga faktorët e tjerë”, u shpreh ai.

Sakaq, ekonomisti Fatos Çoçoli është shprehur se monedha evropiane do të krijojë një balancë rreth vlerës së tanishme.Ai shtoi më tej se rikthimi i euros në nivelin e 120 lekëve mbetet “një ëndërr”.

“Edhe pse nuk ka statistika të mirëfillta, mendoj që për familjet shqiptare niveli i euros është më i lartë se 15 vite më parë, prej kontributit të emigrantëve që kanë rritur të ardhurat. Kjo euro do rrijë kaq sa është, është ëndërr të shkojë prapë 120 lekë”, tha ai.

Arena e Lajmit


Luhatjet e kursit valutor/ Lazimi: Arsyeja kryesore e rënies, paratë informale. Çoçoli: Rikthimi i euros në 120 lekë mbetet ëndërr

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook