Megaoperacioni anti-drogë nga ajri dhe toka, mbi 112 të arrestuar vetëm në Tiranë, përgjimet nisën 6 muaj më parë

Vetëm në Tiranë janë vënë në pranga mbi 112 persona, që dyshohet se janë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Këto arrestime vijnë në sajë të një megaoperacioni të shtrirë nga jugu në veri, ku raportohet se total janë arrestuar mbi 200 persona me urdhër nga prokuroritë e Tiranës, Durrësit, Fier, Elbasan, Shkodrës.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se për finalizimin e këtij operacioni puna ka nisur që 6 muaj më parë, me vënien në përgjim të persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Sakaq, policia ka sekuestruar 3 kg kokainë, 15 kg kanabis si dhe armë.

 

Arena e Lajmit


Megaoperacioni anti-drogë nga ajri dhe toka, mbi 112 të arrestuar vetëm në Tiranë, përgjimet nisën 6 muaj më parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook