Megaoperacioni me mbi 200 të arrestuar/ Dështon “shpikja” e radhës e trafikantëve, kanabisi erdhi nga Kanadaja me postë, i fshehur në… konserva peshku

Zbardhen detaje të reja nga megaoperacioni anti-drogë i zhvilluar prej ditës së djeshme në mbarë vendin. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për se kanabisi që u sekuestrua në Tiranë, vinte nga Kanadaja.

Mësohet se kanabisi ka ardhur me postë, i fshehur në konserva peshku. Mësohet se një drogë e re ka dalë në qarkullim., drogë xhelatinoze që vjen nga Kandaja. Ajo është në formën e konservave të peshkut me përqindje të lartë THC. Ndërsa një lloj tjetër është në formën e tubave, me origjinë po nga Kanadaja.

Deri më tani në mbarë vendin janë arrestuar mbi 200 persona, ku prej tyre, 112 janë vetëm në Tiranë.

 

Arena e Lajmit


Megaoperacioni me mbi 200 të arrestuar/ Dështon “shpikja” e radhës e trafikantëve, kanabisi erdhi nga Kanadaja me postë, i fshehur në… konserva peshku

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook