Tirana ka triumfuar 3-1 ndaj Skënderbeut në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Superiores. Korçarët befasuan me Ardit Nikaj që në minutën e 3-të, me goditjen e sulmuesit 21-vjeçar që përfundoi pas shpinës së portierit Lika.
Të besuarit e Orges Shehit provuan të vendosnin ekuilibrat me Latifin në minutën e 18-të, por gjuajtja e tij u ndal nga muri mbrojtës. Në minutën e 34-të, Hoxhallari tentoi nga goditja e dënimit, sërish pa rezultat.
Tirana ndëshkoi Skënderbeun në fundin e pjesës së parë me Kainan, me skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes në barazim. Në fillimin e pjesës së dytë, djemtë e Gvozdenovic ishin shumë afër golit të avantazhit, por gjuajtja e Jurit u ndal nga traversa. Në minutën e 77-të, Klevi Qefalija gjen golin e parë sezonal me vendasit, një gol që vlejti jo pak por 3 pikë. Në fund pati kohë edhe për një gol të Hasanit, për të dërgur shifrat përfundimisht në 3-1.
Kështu, Tirana kryeson kampionatin me 7 pikë në 3 ndeshje, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e dytë me 6 pikë.
()