Jadon Sancho është gjithnjë e më larg nga Manchester United dhe nga projekti i Erik ten Hag. Ditët e fundit pati një përplasje verbale mes sulmuesit dhe menaxherit të “Djajve të Kuq”, pasi nuk u thirr për ndeshjen kundër Arsenalit, duke u justifikuar zgjedhja e teknikut me fjalët: “Qëndrim i dobët i futbollistit në stërvitje”.
Siç pritej, tashmë masa disiplinore ka mbërritur për lojtarin anglez. Sancho nuk do stërvitet për momentin me Manchester United, lajm i dhënë nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga klubi.
“Jadon Sancho do të vazhdojë një program të personalizuar stërvitor larg grupit të skuadrës, në pritje të zgjidhjes së një problemi disiplinor” – Shkruan klubi. 23-vjeçari ka luajtur 26 ndeshje në sezonin që kaloi, shumë prej tyre i ka nisur nga stoli, teksa numëron 6 gola në edicionin 2022-2023.
()