Laçi ka ndërhyrë në merkato , duke afruar 3 futbollistë. Klubi kurbinas ka zyrtarizuar afrimet e William Cordeiro, Christian Da Silva dhe Ersi Syla, me lajmin që u bë publik nëpërmjet kanaleve zyrtare.
“KF Laçi njofton se William Cordeiro, Christian Da Silva që luan si mbrojtës i majtë dhe mesfushori Ersi Syla do të jenë pjesë e skuadrës sonë. U urojmë atyre suksese në këtë aventurë të re” – Shkruan Laçi.
Ekipi i drejtuar nga Skerdi Bejzade shpreson që të bëjë një sezon pozitiv, duke u renditur sa më lart të jetë e mundur. Ndeshja e radhës për Laçin është ndaj Teutës, takim ky i planifikuar të luhet me 15 shtator, prej orës 16.00. Sa i përket renditjes, laçjanët e shohin veten në vendin e parafundit me vetëm një pikë të grumbulluar.
()