Këngëtarja e njohur, Melida Ademi, prej disa kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie. Edhe pse ajo është treguar mjaft e rezervuar për jetën e saj private, duke e mbajtur atë larg vëmendjes së publikut, së fundmi u tha se ajo ka nisur një romancë me menaxherin e saj Granit Muhaxheri.
Dhe pse deri më tani, reperja nuk ka reaguar për zërat që po qarkullojnë, ajo është parë së fundmi në një nga ditët më të rëndësishme të familjes së menaxherit.
Graniti ka martuar ditën e djeshme (13 shtator) motrën e tij, ku e ftuar ishte dhe Melinda e cila duket se ka kërcyer dhe me ‘kunatën’ e saj.
E duket se me këtë veprim, dyshja mund të kenë konfirmuar romancën e tyre, pasi tashmë artistja është pjesë e familjes së tij.