“Tempulli”/ Burg 29 të arrestuarve, mes tyre dy 71-vjeçarë dhe një shtatzënë, shisnin heroinë

Kanë dalë sot para gjykatës 29 persona të arrestuar në kuadër të megaoperacionit antidrogë që u ndërmor në Tiranë dhe në zona të ndryshme të vendit, ndaj të cilëve u vendos masa ‘arrest me burg’. Mes personave të arrestuar janë dhe të moshuar, madje dhe një grua në muajt e fundit të shtatzënësie.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për se në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ u arrestuan 2 të moshuar, të moshës 71-vjeçare, një burrë dhe një grua, dhe një shtatzënë, të cilët akuzohen se shisnin heroinë. Kujtojmë se vetëm në Tiranë u ekzekutuan 90 urdhër-arreste.

Ndërkohë, hetimet për këtë operacion kishin nisur 4 muaj më parë, që konkludoi në dhjetëra arrestime.

()

Arena e Lajmit


“Tempulli”/ Burg 29 të arrestuarve, mes tyre dy 71-vjeçarë dhe një shtatzënë, shisnin heroinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook