Zyrtare/ Firmos për herë të tretë me Partizanin, mesfushori kthehet pas 5 vitesh te të kuqtë

Emiliano Vila është zyrtarisht një futbollist i Partizanit. Mesfushori 35-vjeçar, i larguar nga Teuta gjatë verës dhe deri më sot pa ekip, ka gjetur akordin për t’iu bashkuar të kuqve.

Këta të fundit kërkonin alternativa për mesfushën, pasi nuk kishin gjetur një zëvendësues për Matondon që u largua gjatë verës. Ndaj u mendua rikthimi i Vilës, për të cilin kjo është eksperienca e tretë me të kuqtë, pasi ka luajtur më parë në sezonet 2014-2015 dhe 2016-2018.

“FK Partizani njofton rikthimin e Emiliano Vilës në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe mesfushori i njohur kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen mes tyre dhe nga sot Vila do të jetë pjesë e Kampionëve të Shqipërisë për këtë sezon futbollistik. Pas eksperiencës pozitive me Teutën sezonin e kaluar Vila rivesh fanellën e kuqe”< shkruhej në njoftimin e klubit kryeqytetas./panorama/

Arena e Lajmit


Zyrtare/ Firmos për herë të tretë me Partizanin, mesfushori kthehet pas 5 vitesh te të kuqtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook