Kiara Tito paralajmëron: Do të më duhet të ndërmarr hapa ligjorë…

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka paralajmëruar ata që abuzojnë me imazhin e saj në rrjetet sociale.

Prej disa kohësh, në faqe të ndryshme qarkullojnë produkte që shiten “online” dhe përdorin imazhin e Kiarës si marketing.

Moderatorja thotë se diçka e tillë është e patolerueshme, dhe paralajmëron se do të kalojë deri te ndërmarrja e hapave ligjorë nëse nuk ndalon ky fenomen.

“Prej disa kohësh po shoh në rrjetet sociale të ndryshme, kryesisht në TikTok, video të montuara që përdorin emrin tim për të shitur produkte.

Nuk janë të vërteta edhe do ju lutesha të ndaloni këtë gjë pasi nuk është fare e bukur! Përndryshe do më duhet të marr hapa ligjore”, shkruan Kiara në rrjetet sociale.

Kiara Tito paralajmëron: Do të më duhet të ndërmarr hapa ligjorë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook