VIDEO/ Barazim dramatik mes Bayern Mynchen dhe Leverkusen, skuadra e Xabi Alonso e arrin në shtesë me një penallti të diskutueshme

Bajern Mynih dhe Bajer Leverkusen kanë ndarë pikët sot në një sfidë spektakolare në “Allianz Arena”, të mbyllur me shifrat 2-2.

Dueli mes dy skuadrave ka qenë spektakolar që në minutat e parë, pasi nuk munguan rastet në të dy portat. Kejn i dha shpejt avantazhin bavarezëve, por Grimaldo barazoi shifrat me një goditje dënimi spektakolare.

Më pas vijoi një seri rastesh të pabesueshme të humbura në të dy portat, me Kejn në një anë e Bonifejs në tjetrën që nuk arritën të çonin topin në rrjetë. Goretzka u duk se kishte siguruar tre pikët për Bajernin me golin e tij në minutën e 86-të. Por në shtesën e sfidës, një penallti e dhënë me VAR për një të shtyrë të Dejvis, solli barazimin përfundimtar 2-2 të sigluar nga Palacios.

Kështu, Bajern Mynih dhe Bajer Leverkusen ndajnë pikët, ashtu si edhe vendin e parë në renditje ku tashmë të dy skuadrat kanë nga 10 pikë.

BAJERN MYNIH-BAJER LEVERKUSEN 2-2
7’ Kejn, 86′ Goretzka / 24′ Grimaldo, 90’+4′ (p) Palacios

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Upamekano bën të shpërthejë festa në tribuna me golin e tij në fundin e sfidës, por ai anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

90’+4’ GOOOL BAJER LEVERKUSEN! Barazon shifrat Palacios me penallti. (VIDEO)

86’ GOOOL BAJERN MYNIH! Tel në të djathtën arrin në fundore dhe pason për Goretzka i cili nuk gabon para portës. (VIDEO)

56’ Rast i pabesueshëm i Kejn i cili del para Hradecki por gjen përgjigjen me këmbë të portierit i cili i mohon golin. (VIDEO)

33’ Bajer Leverkusen shënon pas një kundërsulmi të shpejtë të Bonifejs, por ai bëhet i pavlefshëm nga një pozicion jashtë loje i sulmuesit. (VIDEO)

24’ GOOOL BAJER LEVERKUSEN! Grimaldo me një goditje dënimi shënon duke çuar sferën në rrjetë me një ekzekutim perfekt. (VIDEO)

7’ GOOOL BAJERN MYNIH! Pas një goditje këndi, topi shkon në shtyllën e dytë te Kejn i cili gjuan i vetëm dhe shënon. (VIDEO)

/panorama/

Arena e Lajmit


VIDEO/ Barazim dramatik mes Bayern Mynchen dhe Leverkusen, skuadra e Xabi Alonso e arrin në shtesë me një penallti të diskutueshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook