Procesi i vetë-pastrimit në Polici, Balla paralajmëron: Largimi i punonjësve të inkriminuar nga radhët blu, nuk do të ndalë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka falënderuar qytetarët për denoncimin e rasteve të abuzimit të punonjësve të policisë dhe deklaroi se procesi i largimit të punonjësve të inkriminuar nga radhët blu, nuk do të ndalë. Ministri Balla përmes një reagini në rrjetet sociale ka përshëndetur operacionin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ku gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dhe vendosur përpara përgjegjësisë penale tre oficerë të Policisë së Qarkullimit Rrugor, dy në Vlorë dhe një në Fier për veprime korruptive, duke i çuar në 10 rastet e turpit të goditura në tetë javët e fundit.

“Vijon procesi i vetë-pastrimit në Policinë e Shtetit. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dhe vendosur përpara përgjegjësisë penale tre oficerë të Policisë së Qarkullimit Rrugor, dy në Vlorë dhe një në Fier për veprime korruptive, duke i çuar në 10 rastet e turpit të goditura në tetë javët e fundit nga një proces vetëpastrimi i radhëve të Policisë, i cili ka hyrë në një fazë të re, pa kthim pas”, shkruan ministri Balla.

Në javët e fundit ka patur disa procedime e arrestime në flagrancë të efektivëve të dyshuar për shkelje. “Punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare apo dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm do të vijojnë të përballen, pa dallim dhe zero kompromis me ashpërsinë e ligjit dhe vendosmërinë e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për ta rritur në një tjetër nivel sundimin e shtetit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit”, nënvizoi ministri.

Veç rolit të agjencive që monitorojnë punën e strukturave të rendit, Ministri veçon bashkëpunimin me qytetarët, për një luftë më efikase. “Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese në këtë drejtim është kritike, rritja e besimit dhe bashkëpunimi me qytetarët shqiptarë është busulla jonë orientuese për një Shqipëri më të sigurtë dhe të qetë falë punës dhe përkushtimit të gardianëve të ndershëm dhe profesionistë ligjit. Falenderojmë të gjithë ata qytetarë të cilët kanë raportuar apo ndarë me ne ankesat e tyre për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit”, thotë Ministri Balla.

Arena e Lajmit


Procesi i vetë-pastrimit në Polici, Balla paralajmëron: Largimi i punonjësve të inkriminuar nga radhët blu, nuk do të ndalë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook