Dyshohet se abuzoi me një të mitur, shpallet në kërkim 63-vjeçari në Tiranë

Një 63-vjeçar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se kishte abuzuar seksualisht me një të mitur.

Burime zyrtare bënë me dije se në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet P. M., dhe po punohet për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISE
Në lidhje me një video të postuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Piranjat”, për një shtetas që dyshohet se ngacmon seksualisht shtetas të mitur si dhe që kishte abuzuar seksualisht me një prej tyre, ju sqarojmë se:

Më datë 08.08.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit P. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Në vijim të veprimeve është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P. M., dhe po punohet për kapjen e tij. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Arena e Lajmit


Dyshohet se abuzoi me një të mitur, shpallet në kërkim 63-vjeçari në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook