Manchester City tregon se nuk është më kot kampione e Anglisë, teksa përmbysi 1-3 West Ham në London Stadium (London). Të besuarit e Moyes zhbllokuan takimin në minuutën e 36-të, por me fillimin e pjesës së dytë, afrimi i verës te “Qytetarët”, Jeremy Doku me një goditje të bukur mposhti portierin Areola.
Bernardo Silva përmbysi sfidën me golin e tij në minutën e 76-të, ndërsa Haaland në të 86-të qetësoi Guardiolën në pankinën, me golin e 1-3.
Manchester United pësoi disfatë në shtëpi me shifrat 1-3 nga Brighton. Golat për Brighton erdhën nga Welbeck, Gross dhe Joao Pedro, ndërsa për “Djatë e kuq” shënoi Mejbri.
Tottenham mund me shifrat 2-1 n Sheffield United (Hamer * Richarlison, Kulusevski). Sa i takon renditjes, kryeson City me 15 pikë, United renditet e 12-ta, ndërsa Tottenham i dyti.
()