VIDEO/ Mkhitaryan dhe Thuram, Interi i frikshëm në derbi, Milan e pëson dy herë

Inter 2-0 Milan

Interi dhe Milani po përballen me njëra-tjetrën në derbin e parë të sezonit të ri në Serie A. Edhe pse sfida nuk është vendimtare, pasi luhet në javën e katërt, në “San Siro” nuk ka asnjë vend bosh në stadium për këtë 90-minutësh që premton spektakël.

Si trajneri Pioli ashtu edhe Inzaghi kanë vendosur për titullarët. Ndeshja do të gjykohet nga një arbitër milanez, për herë të parë në historinë e Derby Della Madonnina. Gjyqtari Sozza është ngarkuar me përgjegjësi në këtë “betejë”, që vlen më shumë sesa 3 pikë.

Sa i takon zgjedhjeve, Interi luan me Darmian, Acerbi dhe Bastoni, të cilët qëndrojnë përpara portierit Sommer. Mesfusha i është besuar Mkhitaryan, Calha dhe Barella, sakaq nga krahët qëndrojnë dy “D”, Dumfries dhe Dimarco. Sulmi përbëhet nga Thuram dhe Martinez.

Në krahun tjetër, në portë është i zakonshmi Maignan. Në prapavijë qëndrojnë Thiaw dhe Kjaer, nga krahët Calabria dhe Theo. Mesfusha është mjaft e pasur me Krunic, sakaq ka vend edhe për afrimet e verës si Loftu-Cheek dhe Reijnders. Sulmi është i frikshëm me Giroud në majë të ofensivës, i mbështetur nga Pulisic dhe Leao.

INTER (3-5-2): Sommer; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram.

MILAN (4-3-3): Maignan; Calabria, Kjaer, Thiaw, Theo Hernandez; Loftus-Cheek, Krunic, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao.

Minutë pas minute: 

45- Mbyllet fraksioni.

36- Gol. Interi dyfishon shifrat me Thuram. Goditje kirurgjikale e sulmuesit francez, Maignan mposhtet sërish.

 

 

32-Milan i afrohet golit pas një sprinti fenomenal të Theo, goditja e tij nuk shkon në rrjetë, nga fare pranë portës.

 

30-Asist fantastik  i Leao, pret portieri. Gjithsesi, konsiderohet pozicion i parregullt, asgjë për t’u shqetësuar te Interi.

25- Dimarco tenton nga goditja e dënimit, sfera shkon jashtë. Ndeshje me ritëm mesatar, të paktën për momentin.

14- Theo rrëzohet në zonë, por asgjë nuk ka. Loja vazhdon normalisht, pa protesta.

13- Ndërhyerje e Giroud ndaj Bastonit. Faull për Interin. Arbitri e këshillon sulmuesin francezin.

11- Sërish protogonist Mkhitaryan, provon me kokë por topi del jashtë. Milani vuan shumë presionin në këto minuta, djemtë e Piolit të gjithë në prapavijë, e ka të vështirë të dali përpara.

5- Gool. Interi realizon me Mkhitaryan. Asist i Dimarco. Festë te zikaltërit! Goli verifikohet nga VAR dhe akordohet i rregullt.

 

 

1- Nis ndeshja.

()

Arena e Lajmit


VIDEO/ Mkhitaryan dhe Thuram, Interi i frikshëm në derbi, Milan e pëson dy herë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook