Megaoperacioni “Tempulli”/ Shkëlqim Hajdari: Sfida nuk është krimi ordiner, apo ai i organizuar. SPAK ka rritur besueshmërinë te ndërkombëtarët

Shkëlqim Hajdari i ftuar në studionin e emisionit “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News24, foli për megaoperacionin antidrogë “Tempulli”, që rezultoi me goditjen e 23 grupeve kriminale.

Hajdari tha se sfida për drejtësinë nuk është krimi ordiner, por ai i organizuar. Sakaq u ndal te puna e SPAK-ut, ku tha se ka rritur besueshmërinë te ndërkombëtarët.

“Frytet e bashkëpunimit brenda vendit ishin të mira po ashtu, si dhe me ato ndërkombëtare. Me drejtimin e SPAK-ut po hapet rruga e besimit, pasi më parë kemi vuajtur me klimën e mosbesimit. Besoj se në atë ardhmen do vazhdojmë të kemi rezultate të shkëlqyera.

Tirana është dhe do vijojë të mbetet vatër e grupeve kriminale, pasi ka më shumë qarkullim parash dhe njerëzish. Grupet kriminale janë të identifikuar, por sfida është gjurmimi dhe mbledhja e provave. Ky është çështje vullneti. Deri tani ka kaluar sprovën SPAK. Krimi është luftuar tërë kohën. Sfida tani nuk është me krimin ordiner, por të luftohet krimi i organizuar dhe kjo nuk është shumë e lehtë. SPAK është koka e goditjes së krimit në vend, institucionet e tjera janë lokomotiva”, tha Hajdari.

()

Arena e Lajmit


Megaoperacioni “Tempulli”/ Shkëlqim Hajdari: Sfida nuk është krimi ordiner, apo ai i organizuar. SPAK ka rritur besueshmërinë te ndërkombëtarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook