“Situata lë në hije marrëdhënien Shqipëri-Greqi, përmbys progresin që kishim”, Mitsotakis mesazh Ramës për Belerin: Shpresoj të gjendet zgjidhja

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në një konferencë të gjatë sot përballë gazetarëve, është pyetur edhe për çështjen e Fredi Belerit.

Ai deklaroi se nuk të ndalojë së shtuari këtë çështje në BE dhe përballë kreut të qeverisë sonë, Edi Rama.

“Çështja i lë në hije marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe përmbys progresin që kishim arritur. Më shqetëson veçanërisht fakti që edhe sot Shqipëria refuzon t’i japë atij mundësinë për t’u betuar si kryetar bashkie. Është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe do të ketë implikime më të gjera për përpjekjen e Shqipërisë për t’iu afruar familjes evropiane”, u përgjigj Kryeministri.

“Uroj dhe shpresoj që së shpejti të gjendet një zgjidhje, nuk do të ndalem së ngrituri çështjen në BE dhe te zoti Rama”, shtoi ai.

Arena e Lajmit


“Situata lë në hije marrëdhënien Shqipëri-Greqi, përmbys progresin që kishim”, Mitsotakis mesazh Ramës për Belerin: Shpresoj të gjendet zgjidhja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook