Barcelona dhuroi show në sfidën e fundit në La Liga, një test i rëndësishëm për të qenë gati për debutimin e tyre në Champions League. Në “Camp Nou”, të martën i sfidon Arbnor Muja me Antwerp, kampionët e Belgjikës. Trajneri Xavi shpreh kënaqësinë për këtë rikthim në Champions ku kërkon që të bëjnë një hap përpara krahasuar me sezonin e shkuar ku dolën që nga faza e grupeve:
“Është një kënaqësi të jemi sërish këtu në këtë kompeticion, por tani është momenti të bëjmë një hap përpara. Vitin e shkuar nuk na shkoi mirë në Champions, por bëmë mirë vetëm në turnet lokal. Champions është një turne që do të na lejojë të bëjmë një hap përpara, të jemi më kompetitiv, por na duhet tifozët. Antwerp? E kemi analizuar, lojtarët tanë duhet të kuptojë që në nivele të tilla të gjithë kanë cilësi. Van Bommel? Kam kujtime shumë të bukura me të. Ka qenë një shok shumë i mirë skuadre dhe mik shumë i mirë. Po bën një punë të shkëlqyer te Antwerp”, theksoi Xavi në konferencë për shtyp.
()