Olta Gixhari është anëtarja e katërt e jurisë së Dancing With the Stars. Lajmi bëhet me dije nga Kryefjala.
Me Oltën plotësohet kështu edhe katërshja e jurisë duke filluar me Ilir Shaqirin që do të jetë kryetar i jurisë, Valbona Selimllari si dhe balerina Lori Hoxha.
Olta Gixhari ka qenë pjesë e edicionit të parë të “Dancing with the Stars” kur ky spektakël zhvillohej në Vizion Plus.
Nga ana tjetër aktorja e njohur ka qenë edhe pjesë e jurisë së programit “Your Face Sounds Familiar”, ku u vu re se kishte shumë batutë e humor.