Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly.
Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në New York në kuadër të një takimi para nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Lajmi për takimin është bërë i ditur nga vetë Rama. Ndërkohë siç shihet nga fotot, Rama shoqërohet bashkë me ministrin e ri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
()