Ernest Muçi pa kalon një moment fantastik, momentin e tij më të mirë në karrierë. Ylli kuqezi është kthyer në një pikë referimi te Legia e Varshavës, thuajse në çdo ndeshje, si titullar apo zëvendësues, Muçi arrin të lë gjurmë, duke dhuruar asiste apo shënuar gola fantastik. Muçi arriti të lë gjurmë edhe në sfidën e fundit në kampionat ku shënoi një gol të bukur që i dha Legia-s një pikë. Muçi u lakua gjatë merkatos së verës për një transferim të mundshëm në La Liga, ndërsa emrin e tij pritet të rikthehet sërish në skenë gjatë merkatos së dimrit apo në verë.
Te Legia besojë se kanë në duar një xhevahir të vërtetë që pritet të sjell në arkat e klubit miliona euro, për këtë është i bindur edhe drejtori sportiv i klubit, Jacek Zieliński. I pyetur nëse Muçi mund të shitet më shumë se sa Ondrej Duda(4,2 milionë euro), Zielinski theksoi: “Po, ai thjesht duhet të luajë më shpesh (qesh). Tani për tani, Kosta po e përdor shumë mirë, ai është i mahnitshëm, por ku luan nga fillimi ndryshon. Muçi ka një potencial të madh”, u shpreh drejtori sportiv i Legias. Nga shitja e mundshme e Muçit do të përfitojë edhe Tirana pasi bardheblutë zotërojnë 20% të kartonit.
()