Një ngjarje e rende ka ndodhur ne qytetin e Beratit vetëm pak jave më parë ku një 40-vjeçare pas operacionit të lindjes së fëmijës së tretë ka hasur në shqetësime të rënda, të cilat vetëm pak ditë më vonë i morën jetën. Ka qenë bashkëshorti i saj, Fisnik Habibi, i cili ka hedhur akuza të rënda ndaj mjekes gjinekologe që ka kryer operacionin, pasi ai rrëfen se pas lindjes bashkëshortja e tij e ndjerë nuk ndihej mirë dhe kishte shqetësime të rënda.
Pas këtyre shqetësimeve, sipas familjarëve të të ndjerës fshihej gabimi fatal i mjekes, Edlira Shkëmbi, e cila sipas tyre, nuk kishte kryer procedurën siç duhej duke i shkaktuar 40-vjeçares komplikacione serioze, e cila iu nënshtrua një operacioni të dytë. Në një rrëfim për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, të moderatores dhe autores, Evis Ahmeti, bashkëshorti i të ndjerës pohoi se pas operacionit, gruaja e tij u ndje keq. Ndaj ata u detyruan që ta çonin nënën e re drejt Italisë, ku mjekët i komunikuan se kishte marrë infeksion të rëndë. Ata thanë se për vdekjen e 40-vjeçares ishin përgjegjës mjekët shqiptarë. Nëna e tre fëmijëve ndërroi jetë vetëm 3 ditë me parë, ndërsa dje u përcoll për në banesën e fundit.
“Kishte dhimbje, vetëm dhimbje. Na thanë se ishte normale. I rrinte temperature 37.4. Qëndroi mbi 1 muaj në spitali e Beratit. Mjekët në Itali më thanë se faji është i mjekëve shqiptarë. Dua që të mbajnë përgjegjësi. Gruaja më la 3 fëmijë, për ta do të luftojë. Për ata jam sot unë. Jam këtu për krejt motrat e tjera, bllokojeni atë spital mbylleni. Edhe borxh kam marrë për gruan, që të shërohej. Për gocën e vogël kujdeset nëna e Milenës. Vajzat kërkojnë nënën, nuk di ta shpreh, shpirti im e di. Po më plas shpirti.”, tha burri i 40-vjeçares.
()