Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se është e vështirë të jesh opozitar në një vend ku opozita është target i qeverisë, i shtetit dhe i krimit.
Megjithatë ai shprehet se në të njëjtën kohë është një mision historik dhe jashtëzakonisht fisnik për çdo qytetar të Shqipërisë i cili nuk i tradhton bindjet e tij.
Sipas tij ky mision vlen për çdo qytetar që kërkon të zëvendësojë lirinë me frikën dhe pasigurinë, që kërkon të shkelmojë çdo ditë interesin publik dhe interesin kombëtar dhe unë besoj shumë tek shumica e qytetarëve të vendit tonë, që do të reagojnë me mençurinë dhe guximin e duhur.
“Natyrisht është e vështirë sot të jesh opozitar në një vend ku opozita është target i qeverisë, i shtetit, i krimit, por absolutisht që është edhe një mision historik dhe jashtëzakonisht fisnik për çdo qytetar të Shqipërisë, i cili nuk i tradhton bindjet e tij, i cili nuk pranon një regjim të tillë, që kërkon të zëvendësojë lirinë me frikën dhe pasigurinë, që kërkon të shkelmojë çdo ditë interesin publik dhe interesin kombëtar dhe unë besoj shumë tek shumica e qytetarëve të vendit tonë, që do të reagojnë me mençurinë dhe guximin e duhur”, shkroi ai në Facebook.