“E vetmja mënyrë për të larguar llogaritë e rreme”, Elon Musk paralajmëron përdoruesit e “X”: Mund të paguajnë një tarifë të vogël

Elon Musk është shprehur i hapur ndaj mundësisë që të gjithë përdoruesit e rrjetit social “X”, i quajtur më parë Twitter, mund të paguajnë për të aksesuar platformën.

Në një bisedë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, miliarderi tha se sistemi i pagesave ishte mënyra e vetme për të luftuar llogaritë “fake” në rrjetin social.

“Ne po kalojmë drejt një pagese të vogël mujore për përdorimin e sistemit,” tha shefi i Tesla dhe SpaceX. Musk ka thënë prej kohësh se zgjidhja e tij për të hequr qafe llogaritë e rreme në platformën e mediave sociale kërkon verifikimin e përdoruesve.

Që nga marrja e Twitter-it vitin e kaluar, ai është përpjekur të stimulojë përdoruesit të paguajnë për një shërbim të përmirësuar, i cili tani quhet X Premium.

Arena e Lajmit


“E vetmja mënyrë për të larguar llogaritë e rreme”, Elon Musk paralajmëron përdoruesit e “X”: Mund të paguajnë një tarifë të vogël

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook