FOTO/ “Një Paris sulmues”, në Francë festojnë me Mbappe. Enrique: Ishim të shkëlqyer

Në Paris, tifozët shijojnë “princin” Mbappe dhe shokët e tij. Ekipi i Luis Enriques i bën një start prefekt këtij edicioni të Champions League duke dalë me pikë të plota nga sfida përballë B.Dortmund, një sukses i pastër 2-0 që i jep menjëherë kreun e Grupin F. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrejta të paprekura, me fillimin e fraksionit të dytë, PSG fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë, Kylian Mbappe u tregua i saktë duke kaluar francezët në avantazh.

Psg
Psg

Në të 58-ën, me një aksion fantastik, me kombinime të sakta brenda në zonë, dyshja Vitinha-Hakimi gjetën dhe golin e dytë me anësorin maroken që dërgoi topin në rrjetë. Ky sukses në Champions qetëson ambientin në Paris, e shijon edhe trajneri Luis Enrique:

Luis Enrique
Luis Enrique

“Mesfushorët, anësorët, të gjithë lojtarët zhvilluan një ndeshje konstante, ishte një fitore e merituar. Mund të shënonim ndonjë gol më shumë, por përpara kishim një kundërshtar të kompletuar, ishim të shkëlqyer“, theksoi Luis Enrique.

Le Quipe
Le Quipe

“Një Paris sulmues”, ishte titulli kryesor i L’Equipe.

()

Arena e Lajmit


FOTO/ “Një Paris sulmues”, në Francë festojnë me Mbappe. Enrique: Ishim të shkëlqyer

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook