Ekuipazhi ruso-amerikan është nisur me raketën “Soyuz” drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, duke lënë mënjanë tensionet e furishme midis Moskës dhe Washingtonit për luftën në Ukrainë.
Kozmonautët e Roscosmos Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub dhe astronauti i NASA-s Loral O’Hara u ngritën nga Kazakistani.
Ngritja u bë pasi misioni i parë hënor i Rusisë në gati 50 vjet dështoi muajin e kaluar, por kësaj here u realizua në bashkëpunim me amerikanët.
Stacioni orbital është një vend i rrallë për bashkëpunim midis SHBA-së dhe Rusisë, lidhjet e të cilëve u prishën pasi Moska nisi ofensivën e saj në Ukrainë vitin e kaluar.
Ekuipazhi rus, përkatësisht njëri prej kozmonautëve, aludoi për tensionet gjatë një konference për shtyp para fluturimit, duke thënë se “ndryshe nga në tokë” ata kujdeseshin për njëri-tjetrin në hapësirë.
Ndër të tjera anëtari austonauti amerikan i NASA-s vlerësoi se dëshira për të zbuluar më shumë rreth hapësirës ka bërë që të ketë bvashkëpunim shumë të lartë mes tyre.
Presidenti rus Vladimir Putin po kërkon të forcojë bashkëpunimin hapësinor me Kinën, pasi lidhjet me Perëndimin u prishën pas fillimit të ofensivës së Moskës në Ukrainë vitin e kaluar.
Misioni Luna-25 I muajit të kaluar ka pasur për qëllim të shënonte kthimin e Rusisë në eksplorimin e pavarur të Hënës përballë problemeve financiare dhe skandaleve të korrupsionit, përfshirë izolimit të saj në rritje nga Perëndimi.
Arena e Lajmit