Ivana Knoll, e cila shkëlqeu në Kupën e Botës 2022 për veshjet e saj pikante në tribunat e stadiumeve të Katarit duke bërë tifo për kombëtaren e Kroacisë, nuk heq dorë së ndjekuri ekipe të ndryshme edhe në kompeticione të tjera.
Së fundmi ajo publikoi foto në “San Siro”, e ftuar speciale e Milanit për të parë ndeshjen e Champions League kundër Neëcastle. Modelja kroate nuk u solli shumë fat kuqezinjve, teksa nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj anglezëve.
Gjithsesi, si çdo herë, mori vëmendjen maksimale të tifozëve të pranishëm që në hyrje të stadiumit edhe në tribunën ku qëndroi. Shumë ishin kureshtarë duke e pyetur nëse bën tifo për Milanin, por Knoll nuk është përgjigjur.
Në fakt, bukuroshja kroate merr ftesa nga klube të ndryshme, sidomos në çështjen e marketingut, siç rasti i Arsenalit pak kohë më parë. Gjithashtu, ajo është parë edhe në garat e Formula 1 dhe sporteve të tjera, duke u bërë një ikonë e botës së sportit, por gjithnjë në tribuna.
()