“Ekonomia shqiptare sot vuan mungesën e garës”, Basha me qytetarët në Durrës: Janë lënë në harresë nga politika e zhurmës, që vërtitet rreth halleve për karrige

DURRËS

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime me qytetarët në Durrës. Basha ka publikuar foto nga takimet, me qytetarët, për të cilët janë lënë në harresë nga politika e zhurmës, që vërtitet rreth halleve për karrige.

Basha thekson se ekonomia shqiptare sot vuan mungesën e garës, e cila është kushti thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm.

“Në Durrës, për të dëgjuar zërin e atyre që për një kohë të gjatë janë lënë në harresë nga politika e zhurmës, që vërtitet rreth halleve për karrige, jo rreth problemeve të qytetarëve.
Ekonomia shqiptare sot vuan mungesën e garës, e cila është kushti thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm. Kjo vjen si pasojë direkte e mungesës së garës në sistemin politik, që ka krijuar një ekonomi në varësi të vullnetit të qeveritarëve, duke e bërë të brishtë e të pasigurt të ardhmen e familjeve shqiptare. Rruga për të ndryshuar këtë sistem është e gjatë dhe e vështirë, ne e kemi nisur atë e do të qëndrojmë në krah të qytetarëve për ta vendosur politikën në shërbim të mirëqenies së tyre”, deklaron Basha.

Arena e Lajmit


“Ekonomia shqiptare sot vuan mungesën e garës”, Basha me qytetarët në Durrës: Janë lënë në harresë nga politika e zhurmës, që vërtitet rreth halleve për karrige

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook