Një nga talentet më të ndritur që ka dalë nga “La Masia” vitet e fundit është Alejandro Balde, një mbrojtës i majtë që shumë në katalonjë e shohin si trashëgimtarin e Jordi Alba, i destinuar të pushtojë krahun e majtë të klubit Blaugrana për shumë vite. Lajmet e mbërritura së fundmi shkojnë pikërisht në këtë drejtim, pra ashtu siç pritej.
Anësori në fakt, do të jetë i lidhur me Barcelonën deri në vitin 2028, është zyrtare rinovimi i kontratës, me aktualen që ishte e parashikuar të skadonte në vitin 2024. I lindur në vitin 2003, në moshën 19-vjeçare Balde numëron 56 ndeshje në të gjitha garat dhe 6 paraqitje me kombëtaren spanjolle.
Balde, në edicionin që kaloi në La Liga ka luajtur 33 ndeshje, ku në disa prej tyre e ka nisur nga stoli. Në këtë sezon, ka zhvilluar 4 takime. JS
𝐁𝐚𝐥𝐝𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟖 💙❤️ pic.twitter.com/z7Nn8ts2fM
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 20, 2023
()