“Shkollat e kryeqytetit kanë mungesë të ujit të pijshëm”, Tedi Blushi: Fëmijët nuk janë prioritet për Bashkinë e Tiranës dhe UKT

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe njëherësh anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka denoncuar mos garantimin e ujit të pijshëm në shkolla.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Blushi shkruan se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shkelur urdhrin e Qeverisë për garantimin e ujit të pijshëm në shkolla. Më tej shton se për Bashkinë e Tiranës dhe UKT-në, fëmijët dhe shëndeti i tyre nuk është prioritet.

Postimi i plotë i Blushit:

Erion Veliaj shkel edhe urdhrin e Qeverisë për garantimin e ujit të pijshëm në shkolla!

Më 14 korrik 2021 Qeveria ka miratuar një rregullore për mënyrën e ushqyerjes dhe ujit për fëmijët në shkolla.
Një prej pikave të kësaj rregulloreje përcakton se uji i pijshëm i rrjetit në shkolla duhet të jetë i disponueshëm dhe se nxënësit duhet të kenë qasje të lehtë në çdo kohë në ujë të pijshëm, falas dhe të freskët.

Është fakt se në të gjitha shkollat e kryeqytetit uji i pijshëm ose mungon ose nuk plotëson asnjë parametër për konsum.
Për Bashkinë e Tiranës dhe UKT në varësi të saj, prioritet nuk janë fëmijët, jeta dhe shëndeti i tyre.

Arena e Lajmit


“Shkollat e kryeqytetit kanë mungesë të ujit të pijshëm”, Tedi Blushi: Fëmijët nuk janë prioritet për Bashkinë e Tiranës dhe UKT

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook