“Gazi i së qeshurës”/ Kikia: Rinia është shthurur, duhet drejtuar gishti te familjet e jo te policia. Avokati Hasani: Përdoret nga dentistët dhe për operacione kirurgjikale

Në studion e emisionit “Open” në News24, u diskutua për drogat e reja që po qarkullojnë së fundmi në Shqipëri dhe rrezikun e tyre.

Analisti Mentor Kikia u shpreh se rinia e sotme është shthurur, ndërsa shtoi se gishti duhet drejtuar te familjet, e jo vetëm te policia.

“S’ka asnjë lloj barriere ku çdo gjë e mundshme hidhet në pazar dhe rreziku është 360 gradë. Këto kohë jam mundur të kuptoj sjelljen kolektive dhe kam hasur tre lloje. E para është “kokat hëngshin”, “Pse bëni alarm, vetë i blejnë” dhe “Ku është shteti?”. Për mua të treja këto qëndrime janë të gabuara. Duhet jo vetëm të shqetësohemi, por të bërtasim dhe të vendosim gishtin drejt familjeve. Rinia është e shthurur dhe në krizë tërësore, si dhe shteti është në alarm. Kjo është fatalitet.  S’ka polici, jo çdo gjë duhet me polic në këtë vend. Nuk është e thënë që policët të mbledhin tullumbacet natën në lokale. Puna e policisë bën, por duhen mobilizuar strukturat e tjera”, tha Kikia.

Ndërsa avokati Naim Hasani, në një lidhje live përmes SKYPE-t, tha se në Britani kjo substancë (oksid azoti) përdoret nga dentistët dhe nga mjekët kur kryejnë operacione kirurgjikale. Sakaq shtoi se sipas ligjit është e ndaluar shitja e kësaj substance për personat nën moshën 18 vjeç.

“Është bërë problem i madh edhe në Britani. “Gazi i buzëqeshjes” përgjithësisht përdoret nga dentistët dhe në spitale kur kryhen operacione të vogla, pra për qëllime mjekësore. E ligj është e ndaluar shitja për personat nën moshën 18 vjeç. Kjo substancë mund të shitet për përdorim mjekësor. Të rinjtë pasi konsumojnë këtë substancë drejtojnë makinë dhe bëjnë aksidente. Përdorimi i tyre ka qenë masiv edhe pse nuk shiten rëndomtë, në dyqane”, u shpreh avokati Hasani.

()

 

 

Arena e Lajmit


“Gazi i së qeshurës”/ Kikia: Rinia është shthurur, duhet drejtuar gishti te familjet e jo te policia. Avokati Hasani: Përdoret nga dentistët dhe për operacione kirurgjikale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook