Olsi reagon pas deklaratës së Eglit për këngët dedikim, zbulon si qëndron e vërteta

Gjatë intervistës në “Mos i Bjer me Top”, Egli tha se ka vendosur të shkëputet nga muzika pasi këngët e saj do të merren si dedikimin për ish-in, Olsi Bylykun.

“Me thënë të drejtën me muzikën kam vendosur të bëj një shkëputje. Nuk e di ende nëse do të jetë një shkëputje e përhershme apo e përkohshme. Nuk e di ende as vet sepse ndoshta më vonë ndryshoj mendim por momentalisht dua të shkëputem pasi çdo lloj projekti që unë mund të bëj në këtë moment, do interpretohej si shfrytëzim i momentit dhe se çdo projekt muzikor do keqpërdorej për shkak të situatës që ndodhem dhe do të merrej si një dedikim, gjë që nuk më pëlqen”, ishte deklarata e Eglit.

Nga ana tjetër, Olsi Bylyku ka ardhur me disa projekte të reja muzikore, të cilat kryesisht merren si një dedikim për ish të dashurën së tij dhe duket se për këtë Olsi ka një përgjigje.

Ai ka shpërndarë disa postime në profilin e tij të Instagramit, ku ka sqaruar njëherë e mirë se këngët e publikuara në fakt nuk janë një dedikim për Eglin dhe se ai nuk ka përfituar aspak nga kjo situatë.

Teksa ka publikuar disa nga këngët e tij Olsi ka shkruar: “Që domethënë balada kemi bërë edhe më parë”, duke iu referuar kështu deklaratës së Eglit se nuk dëshironte të publikonte asnjë këngë sepse do merrej si një dedikim për Olsin.

 

Olsi reagon pas deklaratës së Eglit për këngët dedikim, zbulon si qëndron e vërteta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook