Dinamo City ka zyrtarizuar afrimin e ri. Klubi i Superiores ka arritur të sigurojë shërbimet e Juan Camillo Mesa. Mbrojtësi kolumbian do të jetë menjëherë në dispozicion të skuadrës, për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.
“Juan Camillo Mesa është zyrtarisht lojtari i ri i FC Dinamo City. 25-vjeçari kolumbian që luan në pozicionin e mbrojtësit e ka nisur karrierën në vendlindje, ndërsa në vitin 2020 iu bashkua skuadrës së Šibenik në Kroaci. Mesa vjen në klubin tonë pas një eksperience me skuadrën e Tuzla City të Bosnjes dhe do jetë një siguri e shtuar në prapavijën e 18 herë kampionëve të vendit” – Shkruan klubi. JS
()