Fitoi mbi 300 mijë euro nga shitja e kokainës në një vit, drejtësia belge kërkon burg për të riun shqiptar

Një shqiptar 26-vjeçar është arrestuar nga autoritetet belge, ndërsa prokuroria kërkon 3 vite burg për të.

Sipas mediave të huaja i riu shpërndante kokainë për rreth një vit në lagjen Vlasmarkt të qytetit Gent.

Sipas drejtësisë belge ai ka arritur të përiftojë rreth 340 mijë euro përgjatë kohës që shiste lëndën narkotike deri në arrestimin e tij.

Shqiptari është arrestuar në shtëpinë e tij në fund të muajit maj, ku iu gjet 1 kilogram kokainë, rreth 5 mijë euro dhe shtatë celularë që dyshohet se përdoreshin për biznesin e jashtëligjshëm të tij.

Mësohet se ai fitonte rreth 20 mijë euro në muaj duke shitur 400 gramë kokainë.

Arena e Lajmit


Fitoi mbi 300 mijë euro nga shitja e kokainës në një vit, drejtësia belge kërkon burg për të riun shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook