Nga listat e hapura te vettingu dhe vota e diasporës, Basha zbulon 6 propozimet e PD për reformën zgjedhore

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme propozimet e PD-së për reformën zgjedhore në vend.

Gjatë fjalës së tij Basha ka shprehur gjashtë propozimet e Partisë Demokratike, ndër të cilat përmendi listat e hapura, vettingun për politikanët dhe barazinë e votës.

Basha u shpreh se për PD, kjo nuk është thjeshtë vetëm një mundësi për të trajtuar problemet e bëra mullar nga zgjedhjet e kontestuara, por edhe një mundësi për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re.

Ai vijoi më tej duke shtuar se PD propozon po ashtu votën e diasporës, zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli dhe rikthimin e tij si një garant i Kushtetutës, si edhe dhënien fund të imunitetit nga ndjekja penale për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK.

Lista e plotë:

1. Lista të hapura
Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari

2. Vetting për politikanët
Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale

3. Barazia e votës
Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin

4. Vota e diasporës
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë

5. President nga populli
Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

6. Fund imunitetit nga ndjekja penale
Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK

Arena e Lajmit


Nga listat e hapura te vettingu dhe vota e diasporës, Basha zbulon 6 propozimet e PD për reformën zgjedhore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook